A do shkarkohet nesër Erion Veliaj?/ Këlliçi: Ka mbaruar ajo punë, fatin e tij politik e ka vendosur Rama

A do shkarkohet nesër Erion Veliaj?/ Këlliçi: Ka mbaruar ajo punë, fatin e tij politik e ka vendosur Rama

Deputeti i PD, Belind Këlliçi, është shprehur se Erion Veliaj do të shkarkohet nga posti i kryebashkiakut të Tiranës ndoshta që nesër, pasi sipas tij, fatin politik të Veliajt e ka përcaktuar vetë kryeministri Edi Rama. Komentet Këlliçi i bëri në A2, ku tha se të gjitha provat e paraqitura nga avokatët e Veliajt, bëhen me qëllim që të përmenden më pas në Strasburg, por shtoi se të gjitha tentativat e tij për pafajësi do të dështojnë. Ai tha gjithashtu se karakatina e futur me dhunë në Bashkinë e Tiranës, sot është banor i burgut të Durrësit. Këlliçi: Reagimi i avokatëve të Veliajt ishte qesharak. Nivel mediokër siç është edhe vetë kryebashkiaku i Tiranës. Kur flasim për një kryetarë të zgjedhur me votë në mënyrë demokratike,...