Burimi: 
								Syri.net
								
							
                                    Foto © Syri.net                                
                            Apeli liron me garanci pasurore prej 50 mijë euro shtetasin turk, u kap me 12 cigare hashash në Kukës
                            Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për shtetasin turk Emre Baris Serkan Ates, i cili u kap rreth një muaj më parë me 12 cigare që përmbanin hashash. Në vendimin e saj, Apeli ka zëvendësuar masën e mëparshme të "arrestit me burg", të vendosur nga Gjykata e Kukësit, me "garanci pasurore", në përputhje me nenin 236 të Kodit të Procedurës Penale. Sipas dokumentit gjyqësor, Emre Ates do të qëndrojë i lirë gjatë vijimit të hetimeve, me kusht që të depozitojë një shumë prej  rreth 50 mijë eurosh, në një bankë të nivelit të dytë brenda 5 ditëve nga shpallja e vendimit.