Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Duhet të dorëhiqet”/ Vendi në zgjedhje të parakohshme, reagon ashpër analisti: Kriza në PD quhet Sali Berisha
Gjashtë bashki të vendit do të shkojnë drejt zgjedhjeve të parakohshme, ndër to edhe bashkia më e madhe e vendit Tirana, pasi kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet në burg. I ftuar në një studio televizive analisti Ergys Mërtiti tha se PD duhet që të nxjerr një kandidatë që të mos jetë i zgjedhur nga Berisha. Sipas tij, vetëm kështu kandidati që do të zgjidhet do të mund të votohet nga qytetarët. ‘Kjo reflekton krizën, ku ka hyrë opozita dhe kriza e PD është Sali Berisha, ai duhet që të ikë. Duke parë raportin e forcave politike duhet një kandidatë jashtë sferës së ndikimit të Berishës. Berisha gëzon urrejtje ose mospëlqim tek një masë e madhe që nuk shkojnë të votojnë sa kohë që kandidati është i...