Seanca e parë u mbyll mes kaosit! Kuvendi mblidhet të mërkurën, pritet miratimi i Komisioneve

Seanca e parë u mbyll mes kaosit! Kuvendi mblidhet të mërkurën, pritet miratimi i Komisioneve

pamje nga seanca e kaluar TIRANË-Ditën e mërkurë në orën 10:00 do të mbahet seanca e radhës plenare në Parlamentin e Shqipërisë. Ka qenë  kryeparlamentari Niko Peleshi i cili ka caktuar datën e seancës së radhës. Kujtojmë se në Kuvend të pranishëm nuk do të jenë kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi dhe deputeti Fidel Kreka, të cilët janë përjashtuar për 10 ditë nga Komisioni i Etikës. Në seancën e radhës në rend dite është miratimi i procesverbalit të seancave plenare të mbajtuar më datë 16 dhe 18 shtator, si dhe pritet të miratohet projektvendimi për caktimin e përbërjes së Komisioneve të përhershme të Kuvendit. Në listën e anëtarëve të Komisioneve mungojnë propozimet nga opozita. Nuk dihet ende se çfarë qëndrimi do të...