Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Teliti: Të mblidhet urgjentisht Kryesia e Këshillit Bashkiak! Shkarkimi i Veliajt të zhvillohet në përputhje me ligjin
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti, është shprehur se Kryesia e Këshillit Bashkiak duhet të mblidhet urgjentisht sot për të garantuar që procedura e shkarkimit të Erion Veliajt të zhvillohet në përputhje me ligjin. Komentet Teliti i bëri përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shprehet se Veliaj duhet të dëgjohet në mbledhjen e Këshillit, për të shprehur qëndrimin e tij. Teksa theksoi se shkarkimi i Veliajt duhet të ndodhë sa më shpejt, Teliti shtoi se çdo shkelje/devijim nga rregullat ligjore do të rëndojë nesër mbi qytetarët e Tiranës me faturë dëmshpërblimi prej qindra mijëra eurosh si pasojë e shkeljeve proceduriale. Postimi i Telitit: Kryesia e Këshillit Bashkiak duhet të mblidhet URGJENTISHT SOT për të garantuar që procedura e shkarkimit të Erion Veliajt të zhvillohet në përputhje me ligjin (duke filluar nga e dëgjesa e tij në mbledhjen e Këshillit). Çdo...