Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Rexhepi: Parada e Beogradit provokim antishqiptar dhe ofendim ndaj shqiptarëve
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) në Luginën e Preshevës, Enkel Rexhepi, ka reaguar ashpër pas paradës ushtarake të zhvilluar në Beograd, duke e cilësuar atë jo thjesht një spektakël ceremonial, por një marshim të hapur me natyrë antishqiptare.Në një postim të fundit në rrjetin social Facebook, Rexhepi vlerëson se ceremonia ishte demonstrim i një ushtrie që shqiptarët e njohin mirë për veprimet e saj të dhunshme gjatë historisë: krime lufte, spastrime etnike dhe presione ndaj popullsisë shqiptare. “Ky është një provokim jo vetëm për rajonin, por edhe ndaj popullit tonë. Për ne, kjo përbën një fyerje të rëndë ndaj dinjitetit kombëtar”, shkruan ai.Rexhepi kritikon ashpër pjesëmarrjen e myftiut shqiptar në këtë ngjarje. Sipas tij, ky akt është i turpshëm dhe i papranueshëm, pasi nuk...