Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Gjyqi ndaj të akuzuarve për trafik droge dhe organizatë kriminale, i pranishëm vetëm Bujar Ajeti/ Mbrojtja: Prokuroria s’ka prova konkrete
Sot zhvillohet procesi gjyqësor ndaj shtetasve Ismail Zemeli, Bujar Ajeti, Adrian Cenaj, Dedan Gjoni, Besmir Murati dhe Albert Prenga. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se në seancën e sotme është i pranishëm ishte vetëm Bujar Ajeti. Të pandehurit e tjerë përfaqësohen nga avokatët e tyre, pasi kanë shprehur vullnetin për të mos marrë pjesë në seancën e të hënës. Avokati Maks Haxhia paraqet konkluzionet përfundimtare për Ismail Zenelit, në total 65 faqe. Zeneli akuzohet për trafik narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, organizata kriminale, sigurim kushtesh për të kryer vrasje dhe organizata kriminale, në kuadër të grupit kriminal. Episodi i parë për trafik droge, në datë 5 janar 2021, sasia 446 kilogramë kokainë. “Nuk ka prova konkrete, janë prova të tërthorta,...