Tirana në prag vendimi/ SPAK zbulon të vërtetën: S’ka asnjë kërkesë nga Veliaj për të marrë pjesë në mbledhje

Tirana në prag vendimi/ SPAK zbulon të vërtetën: S’ka asnjë kërkesë nga Veliaj për të marrë pjesë në mbledhje

SPAK deklaron se nuk ka marrë asnjë kërkesë për leje të veçantë nga Erion Veliaj apo avokatët e tij, për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, që do të mbahet të martën, më 23 shtator, ku pritet të shqyrtohet dhe votohet shkarkimi i tij nga posti i kryetarit të bashkisë.Euronews Albania iu drejtua Prokurorisë së Posaçme për të verifikuar nëse Veliaj, aktualisht nën masë sigurie, ka kërkuar të jetë i pranishëm dhe të dëgjohet në këtë mbledhje vendimtare për fatin e tij politik. Në kërkesën zyrtare drejtuar SPAK, Euronews Albania pyeti gjithashtu nëse një kërkesë e tillë i është përcjellë prokurorëve të çështjes nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Në përgjigjen zyrtare të SPAK thuhet: “Në përgjigje të kërkesës suaj të...