Dua Lipa shkarkon menaxherin, pasi mbështeti luftën e Izraelit në Gaza

Dua Lipa shkarkon menaxherin, pasi mbështeti luftën e Izraelit në Gaza

Showbiz E Hënë, 22 Shtator 2025 16:28 Dua Lipa ka ndërprerë bashkëpunimin me agjentin e saj, David Levy, pas një polemike që përfshiu grupin kontrovers irlandez “Kneecap”. Levy ishte nënshkruesi i parë i një letre dërguar themeluesit të festivalit Glastonbury, Michael Eavis, dhe vajzës së tij Emily, ku kërkohej që grupi të mos lejohej të performonte, duke argumentuar se ata nxisnin antisemitizmin dhe mbështesnin organizata si Hezbollah. Letra, e cila ishte e shënuar “private dhe konfidenciale”, u botua në media, duke shkaktuar reagime në industrinë e muzikës. Një burim pranë këngëtares tha për gazetën britanike: ”Dua u sigurua që përmes stafit të saj, David Levy të mos merrej më me projektet e saj muzikore”. Dua Lipa është hapur pro-Palestinës dhe kjo nuk përputhet me qëndrimin...