Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Zv/kryeministrja Balluku në Monako: Shqipëria do bëhet një vend turistik me marina inteligjente
Shqipëria mori pjesë për herë të parë në Konferencën Ndërkombëtare për Marinën Inteligjente dhe të Qëndrueshme, e cila u zhvillua në Monako, ku u diskutuan zhvillimet dhe mundësitë në industrinë detare dhe turizmin bregdetar. Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në këtë konferencë prezantoi strategjinë kombëtare të marinave dhe planet për zhvillimin e infrastrukturës detare të Shqipërisë. Balluku theksoi se Shqipëria po punon për të transformuar bregdetin e saj në një pikë kyçe të industrisë detare në Mesdhe, duke i dhënë një hov të ri zhvillimit të marinave dhe porteve. “Plani për ndërtimin e një porti të ri komercial në zonën e Porto-Romanos, apo ndërtimi i portit të ri në Triport, i ka dhënë një hov të ri industrisë së marinave, pasi...