Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Itali në kaos nga protestat pro Gazës: Përplasje me policinë, bllokime në rrugë e porte
Mijëra protestues kanë dalë në sheshe në mbarë Italinë për grevën e përgjithshme në mbështetje të popullsisë së Gazës, të shpallur nga sindikatat bazë. Mediat italiane informojnë se në Milano është kaos. Përplasje me policinë në Stacionin Qendror, ku protestuesit, me flamuj palestinezë, thyen xhamin kryesor të hyrjes. Forcat e rendit u detyruan të përdorin gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Tensione edhe pranë konsullatës amerikane, ku u dogj një flamur i SHBA-së. Në Romë dolën mbi pesëdhjetë mijë vetë, sipas vlerësimeve të para. Portet e Gjenovës, Livornos dhe Margheras (Venedik) u bllokuan. Në Bolonjë një grup hyri në autostradën A14 me flakadanë dhe flamuj, duke ndërprerë qarkullimin. E njëjta gjë ndodhi edhe në aksin Firence-Pisa-Livorno. Grupime protestuesish bllokuan hyrjet e disa universiteteve në të...