Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’kam mundësi të mbrohem as fizikisht, as me shkrim

Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’kam mundësi të mbrohem as fizikisht, as me shkrim

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj: Në përgjigje të shkresës suaj, me firmën e Sekretarit të Këshillit Bashkiak, evidentojmë se nuk përmban vendimmarrjen me votim të Këshillit Bashkiak, lidhur me garantimin e të drejtave Kushtetuese të kryetarit të Bashkisë në procedurën e shkarkimit, të iniciuar ndaj tij si organi që ka kompetencën për të vendosur mbi praninë, dëgjimin dhe mbrojtjen e Kryetarit të Bashkisë. Sekretari i Këshillit Bashkiak nuk mund të marrë përsipër rolin e një organi kolegjial. Çdo komunikim i Këshillit Bashkiak, që shkon përtej funksioneve teknike e administrative, përbën tejkalim të kompetencës dhe cenim të parimit të ndarjes së funksioneve. Sekretari është një funksion administrativ, jo organ politik dhe as vendimmarrës, në këtë procedurë. Kompetencat e tij kufizohen në sigurimin e infrastrukturës organizative të...