“Ende s‘jam informuar për mbledhjen për shkarkimin tim!”/Veliaj i përgjigjet KB: Nuk më është dhënë mundësia për tu mbrojtur as fizikisht, as me shkrim

“Ende s‘jam informuar për mbledhjen për shkarkimin tim!”/Veliaj i përgjigjet KB: Nuk më është dhënë mundësia për tu mbrojtur as fizikisht, as me shkrim

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i është përgjigjur Këshillit Bashkiak, pasi këta i thanë që të dërgojë me shkrim pretendimet e tij, në rast se nuk paraqitet dot në mbledhjen e Këshillit për shkarkimin e tij. Veliaj thotë në letër se ende nuk është njoftuar për rendin e ditës së mbledhjes, por që do bëhet për shkarkimin e tij është njohur vetëm në media. Veliaj thotë se nuk ka pasur kohë as për të përgatitur mbrojtjen, as as fizikisht as me shkrim.  “Në përgjigje të shkresës nr. 32059/2 prot, datë 22.09.2025, me firmën e sekretarit të Këshillit Bashkiak, evidentojmë se nuk përmban vendimmarrjen me votim të Këshillit Bashkiak lidhur me garantimin e të drejtave kushtetuese të Kryetarit të Bashkisë në procedurën e shkarkimit të iniciuar ndaj tij, si organi që ka kompetencën për të vendosur...