Shqipëria merr pjesë për herë të parë në Konferencën Ndërkombëtare për Marinat e Qëndrueshme në Monako, Balluku: Industria detare ka njohur zhvillim

Shqipëria merr pjesë për herë të parë në Konferencën Ndërkombëtare për Marinat e Qëndrueshme në Monako, Balluku: Industria detare ka njohur zhvillim

Sot u zhvillua në Monako, Konferenca e 5-të Ndërkombëtare për Marinat e Qëndrueshme dhe ato Inteligjente. Shqipëria merr pjesë për herë të parë në këtë Konferencë. Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku nënvizoi se Shqipëria ka një strategji për të zhvilluar Marinat nga veriu deri në jug. Balluku: Vitet e fundit industria detare ka njohur një zhvillim të qenësishëm. Plani për ndërtimin e një porti të ri komercial në zonën e Porto-Romanos, apo ndërtimi i portit të ri në Triport, i ka dhënë një hov të ri industrisë së marinave, pasi marina e Durrësit dhe marina e Vlorës shumë shpejt do të nisin operacionet e tyre. Por nga ana tjetër, kjo industri e re, pjesë e industrisë detare, po zhvillohet me hapa të qenësishëm...