Takimi ndërkombëtar për marinat inteligjente në Monako/ Balluku: Rrjeti do të shërbejë si portë hyrëse për zhvillimin ekonomik

Takimi ndërkombëtar për marinat inteligjente në Monako/ Balluku: Rrjeti do të shërbejë si portë hyrëse për zhvillimin ekonomik

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka marrë pjesë në takimin ndërqeveritar për Marinat Inteligjente dhe të Qëndrueshme që u zhvillua në Monako. Balluku u shpreh se krijimi i rrjetit do të shërbejë si portë hyrëse për zhvillimin ekonomik. Ndër të tjera, zv/kryeministrja u shpreh se është shumë e rëndësishme që Shqipëria të jetë në të njëjtin hap me vendet e tjera europiane “Sot u zhvillua në Monako, Konferenca e 5-të Ndërkombëtare për Marinat e Qëndrueshme dhe ato Inteligjente. Shqipëria merr pjesë për herë të parë, pasi për herë të parë, ne kemi nisur dizenjimin e një strategjie për zhvillimin e marinave nga veriu deri në jug, për ta kthyer Shqipërinë në një hub në zemër të Mesdheut, ashtu siç kanë...