“Pikante” nga Sandër Ruçi/ Mjeshtri i humorit rikthehet në skenën e teatrit “Migjeni”

“Pikante” nga Sandër Ruçi/ Mjeshtri i humorit rikthehet në skenën e teatrit “Migjeni”

Mjeshtri i madh i humorit, Sandër Ruçi, u rikthye në skenën e teatrit “Migjeni” me premierën e tij të radhës, “Pikante”, duke risjellë aktivitetin artistik në shtëpinë e madhe të artit shkodran e shqiptar. Mes emocioneve dhe duartrokitjeve të publikut, krah kolegëve të tij dhe artistëve të rinj, ai solli të qeshura, mesazhe që lidhen me aktualitetin e përditshëm dhe thumbime që vetëm arti di t’i sjellë në këto dimensione. Një variete ku ndërthurej humori me këngën, e ku publiku shijoi çdo pjesë të saj, ndërsa vetë artisti protagonist i kësaj nate nuk i fshehu emocionet për një dashuri, që – siç thotë ai – di ta japë vetëm Shkodra. Edhe për artistët e tjerë, si pjesëtarë të trupës apo edhe si spektatorë, humori mbetet i...