Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Mesazhi për Ramën/ Misioni i BE: Po ndjekim nga afër përpjekjet për ndërhyrje të papërshtatshme politike që cenojnë drejtësinë
Në një reagim të bërë publik gjatë ditës së sotme misioni i BE ka thënë se “mbështetja për një sistem drejtësie të pavarur, të përgjegjshëm dhe efektiv mbetet në qendër të misionit”. Në prononcimin e tyre Misioni i BE nuk ka lenë jashtë vëmendjes edhe Kërcënimet e vazhdueshme që Edi Rama i ka bërë anëtarëve të sistemit të drejtësisë. “Ndërkohë BE-ja ndjek nga afër zhvillimet në këtë fushë, përfshirë përpjekjet për ndërhyrje të papërshtatshme politike që cenojnë pavarësinë e gjyqësorit dhe që gjithashtu mund të gërryejnë besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë”, thuet ne reagimin e misionit të BE. Reagimi Mbështetja për një sistem drejtësie të pavarur, të përgjegjshëm dhe efektiv mbetet në qendër të misionit të Delegacionit të BE-së në Shqipëri dhe një...