Çfarë fshihet pas lëvizjes së Ramës për Veliajn? Braho zbulon prapaskenat: Kryeministi po e vonon me qëllim…

Çfarë fshihet pas lëvizjes së Ramës për Veliajn? Braho zbulon prapaskenat: Kryeministi po e vonon me qëllim…

Për juristin dhe avokatin, Ledio Braho, shkarkimi i kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj duhet trajtuar ndryshe, për shkak se ishte kryeministri Rama i cili nga Asambleja e PS, shpalosi rrugëtimin që duhej ndjekur për shkarkimin nga detyra. Në një intervistë për një emision televiziv, Braho tha se argumenti i sjellë nga kreu i qeverisë për mosparaqitje në detyrë të kryetarit të Bashkisë, nuk qëndron, pasi kushtet për ta shkarkuar janë plotësuar që në maj, siç e parashikon afati ligjor prej 3 muajsh.Sipas Brahos, ajo që përbën interes është fakti se çfarë fshihet pas kërkesës së Ramës, që Këshilli Bashkiak të vijojë me propozimin për shkarkimin e Veliajt. Lidhur me mundësinë e dërgimit në Kushtetuese në rast shkarkimi, Braho solli në vëmendje precedentin e...