Moti i keq g*det Italinë, alarm portokalli/ Faji i ndryshimeve klimatike

Moti i keq g*det Italinë, alarm portokalli/ Faji i ndryshimeve klimatike

Bota E Hënë, 22 Shtator 2025 15:27 Një valë moti të keq ka prekur veriperëndimin e Italisë, duke bërë që zona në fjalë të përjetojë tashmë vjeshtën e vërtetë pas verës së zgjatur me temperatura të larta. Aq problematike paraqitet situata, sa autoritetet janë detyruar të lëshojnë një alarm portokalli për disa pjesë të Lombardisë dhe Ligurias, ku një pjesë e madhe e shkollave janë mbyllur. Që prej natës së kaluar, reshje të rrëmbyera shiu kanë goditur Milanon, duke bërë që disa rrugë të saj të mbulohen nga uji. Deri në agim, 30 milimetra shi kishin rënë tashmë në pjesën veriore të kryeqytetit dhe mbi 80 milimetra në Paderno Dugnano, shkruajnë mediat vendase. Dalja nga shtrati e lumit Seveso ka mbjellë pështjellim në zonën e...