Akuzat e Ramës ndaj magjistratëve, BE: Po i ndjekim nga afër përpjekjet për ndërhyrjet politike

Akuzat e Ramës ndaj magjistratëve, BE: Po i ndjekim nga afër përpjekjet për ndërhyrjet politike

Zyra e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri shprehet se i ndjek nga afër zhvillimet në sistemin e drejtësisë, përfshirë dhe përpjekjet për ndërhyrje të papërshtatshme politike. Në një përgjigje që delegacioni i BE-së i ktheu BIRN të hënën lidhur me sulmin e fundit të kryeministrit Edi Rama ndaj gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, Marko Boshko dhe një vendimmarrje të tijën, vëren se mbështetja për një sistem drejtësie të pavarur, të përgjegjshëm dhe efektiv, mbetet në qendër të misionit të këtij delegacioni dhe një kusht kyç për përparimin në negociatat e anëtarësimit në BE. “BE-ja ndjek nga afër zhvillimet në këtë fushë, përfshirë përpjekjet për ndërhyrje të papërshtatshme politike që cenojnë pavarësinë e gjyqësorit dhe që gjithashtu mund të gërryejnë besimin...