Të shtënat me armë në Vlorë, polica jep detajet: Ka mbetur i plagosur një 37 vjeçar! Ja si paraqitet gjendja e tij

Të shtënat me armë në Vlorë, polica jep detajet: Ka mbetur i plagosur një 37 vjeçar! Ja si paraqitet gjendja e tij

Policia e Vlorës jep detaje për plagosjen me armë zjarri në qytetin bregdetar.  Sipas bluve të qytetit, në spitalin e Vlorës ka mbërritur për ndihmë mjekësore, i dyshuar i plagosur me armë zjarri në pjesën e këmbës, në rrethana ende të paqarta, shtetasi S. M., 37 vjeç, banues në Selenicë.   Policia deklaroi se aktualisht, 37-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.  Njoftim i Policisë:  Vlorë/Informacion paraprak  Sot, në spitalin e Vlorës ka mbërritur për ndihmë mjekësore, i dyshuar i plagosur me armë zjarri në pjesën e kembës, në rrethana ende të paqarta, shtetasi S. M., 37 vjeç, banues në Selenicë. Aktualisht, 37-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.  Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.