Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Opozitë e ndryshkur”, Sula zbardh prapaskenat e kaosit në Kuvend: 80% e deputetëve ishin kundër, vetëm 3 persona pro
Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula ka kritikuar sjelljen e opozitës në Parlament në seancën e javës së kaluar, kur për shkak të kaosit të tyre dhe hedhjes së kushtetutës dhe librit të rregullores drejt qeverisë, Kuvendi miratoi me shpejtësi programin qeverisës. Në një postim në Facebook, Sula e konsideron sjelljen e opozitës si autogola që i bën vetes. Ndërsa për kaosin që shkaktoi opozita në Parlament, Sula zbulon se 70-80% e deputetëve të opozitës ishin kundër asaj që ndodhi. Sipas tij, vetëm 3 persona e mbështesnin atë sjellje; kryedemokrati Sali Berisha, Sekretari i partisë dhe kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi. Reagimi i plotë i Dashnor Sulës: Autogolat e një opozite të ndryshkur! Këtë fillim javë në orën 11, Kryetari i Parlamentit, Niko Peleshi paska thirrur në Konferencë Kryetaresh kryesinë e vogël të PS dhe PD...