Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kërkoi lirinë, GJKKO lë në burg ish-partneren e Safet Bajrit
Gjykata e Posaçme vendosi të pushojë një kërkesë për ndryshim mase sigurie të bërë nga Eria Ago, ish-partnere e Safet Bajrit, e dyshuar për “përkrahje të autorit të krimit” në vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018 në Shkodër. Kërkesa e Agos u pushua për shkak të mungesës së avokatëve të saj pa paraqitur asnjë shkak të ligjshëm. Ago qëndron në qeli prej muajit shkurt. Pak javë në parë Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për të zgjatur afatin e paraburgimit të saj deri në 26 nëntor. Sipas SPAK, Ago ka larguar nga Shkodra Astmer Bilalin pas ekzekutimit të Licit, përmes një mjeti tip “Mercedes Benz”, që është fiksuar nga një kamerë sigurie në qytetin verior. Eria Ago rezulton pronare e një dyqani në...