Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Vijojnë dëshmitë për krerët e UÇK, ish-këshilltari i ish-komandantit të NATO-s flet për njohjet me Thaçin
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka nisur këtë të hënë dëshminë e tij ish-diplomati britanik John Stewart Duncan, i thirrur nga mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Duncan ka mbajtur gjatë kohës së luftës, detyrën e këshilltarit politik të ish-komandantit suprem të Forcave Aleate të NATO-s, Wesley Clark, i cili udhëhoqi fushatën ajrore kundër caqeve ushtarake serbe, më 1999. Në nisje të dëshmishë ish diplomati tha se UÇK-ja kishte përbërje heterogjene me njerëz me përvoja të ndryshme. “Kur filloi të përshkallëzohej spastrimi etnik, përbërja e pjesëtarëve kryesorë ishte shumë e larmishme: kishte ish-ushtarë të Armatës jugosllave, juristë, mjekë, gazetarë dhe njerëz të tjerë, disa me familje të keqtrajtuara. Arsyeja që morën armët, ndryshonte nga personi në person”, tha Duncan. Më tej ai...