“Sfidë siguria“/ Përfshirja e Shqipërisë në SEPA, Sejko: Duhet të plotësohet infrastruktura dhe të bëhet edukimi i publikut

“Sfidë siguria“/ Përfshirja e Shqipërisë në SEPA, Sejko: Duhet të plotësohet infrastruktura dhe të bëhet edukimi i publikut

Përfshirja e Shqipërisë në sistemin SEPA duke filluar nga 7 tetori dhe digjitalizimi i mëtejshëm i pagesave kanë bërë bashkë në një tryezë guvernatorin e Bankës së Shqipërisë së bashku me bankat operative në vendin tonë. Ky proces pritet të sjellë një sërë sfidash sipas guvernatorit Sejko, ku një ndër to është dhe garantimi i sigurisë dhe mbrojtës së konsumatorit. “Përshpejtimi i këtij procesi kërkon dhe përmbushjen e disa kushteve: krijimin e infrastrukturave të përshtatshme, aksesin me kosto të arsyeshme tek pagesat digjitale; krijimin e një kuadri rregullator të qartë dhe të rreptë për garantimin e sigurisë dhe mbrojtjes së konsumatorit; rritjen e njohurive financiare të publikut; rritjen e aftësive teknologjike të publikut dhe një ndërgjegjësim për avantazhet dhe rreziqet e përdorimit të pagesave digjitale....