Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Erion Veliaj drejt shkarkimit, Këshilli Bashkiak i Tiranës mblidhet të martën pasdite për të votuar propozimin e socialistëve
Të martën Këshilli Bashkiak do të mblidhet për të propozuar shkarkimin e kryetarit te bashkisë së kryeqytetit Erion Veliaj. Prej miratimit të ndarjes së re territoriale dhe ligjit për vetëqeverisjen vendore ky është rasti i parë që këshilltarët do t’i propozojnë qeverisë shkarkimin e një kryetari bashkie. Në orën 10:00 do të mblidhet së pari komisioni i çështjeve ligjore dhe drejtësisë sociale, i cili do të shqyrtojë kërkesën e anëtarëve socialistë të këshillit bashkiak. Kërkesa, e firmosur nga grupi i këshilltarëve të mazhorancës vendos si motiv për shkarkimin nenin 62 te ligjit “Për Vetëqeverisjen Vendore” ku thuhet: “Kryetari i bashkisë shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave kur: propozohet për shkarkim nga Këshilli Bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë”....