Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Autogolat e një opozite të ndryshkur”, Dash Sula ‘sulmon’ PD: Berisha kërkon rrëmujë që të mos i kujtojnë “Nenin Basha”
Ish deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka shprehur pakënaqësitë lidhur me pjesëmarrjen e opozitës në konferencën e kryetarëve. Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, Sula shkruan se PD ulet në një tryezë me Niko Peleshin dhe ‘bën sikur do ta shkarkojë’. Sula pretendon se në mbledhjen e grupit të PD pas seancës së të enjtes, 80% e deputetëve kishin qenë kundër sjelljes së kolegëve të tyre që hidhnin kushtetutën para ambasadorëve. Reagimi i plotë i Sulës: Autogolat e një opozite të ndryshkur! Këtë fillim javë në orën 11, Kryetari i Parlamentit, Niko Peleshi paska thirrur ne Konferencë Kryetaresh kryesinë e vogël të PS dhe PD për te diskutuar mbi emrat qe do jenë në komisione. Pra, Partia Demokratike e cila i hoqi...