Opozita mban pezull Kuvendin/ Nuk dorëzon emrat e kryetarëve dhe anëtarëve të saj në komisionet parlamentare

Opozita mban pezull Kuvendin/ Nuk dorëzon emrat e kryetarëve dhe anëtarëve të saj në komisionet parlamentare

Opozita në Konferencën e Kryetarëve preferoi të mos çojë emrat e kryetarëve të komisioneve parlamentare dhe anëtarëve të saj edhe pse i ka zgjedhur në mbledhjet e fundit të grupit te PD. Mbajtja pezull e emrave argumentohet nga opozita me pakënaqësinë ndaj kryetarit të kuvendit Niko Peleshi, për mënyrën si e drejtoi seancën e fundit të votimit të kabinetit Rama katërt. Betejën e opozitës në konferencën e kryetarëve e udhëhoqi nënkryetari demokrat i parlamentit Agron Gjekmarkaj në mungesë të Gazment Bardhit i përjashtuar me 10 ditë nga punimet e kuvendit. “Dy seancat e para të parlamentit të Shqipërisë ishin një përpjekje e suksesshme për të asgjësuar parlamentarizmin në Shqipëri ku vetë zoti Peleshi u paraqit si një krye atentator i parlamentarizmit duke provokuar e mohuar...