Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Pornografi me të mitur, arrestohet një shtetas në Lushnjë, në banesë kishte….
Është identifikuar, dhe është ndaluar nga policia një shtetas, për pornografi me të mitur. “Në kuadër të hetimeve të kryera, u bë i mundur identifikimi i një shtetasi të përfshirë në qarkullimin e materialeve të ndaluara, dhe si rezultat u ndalua shtetasi I. M., 24 vjeç, banues në Lushnjë, i dyshuar për veprën penale “Pornografi me të mitur”, thotë policia. Njoftimi: Policia e Shtetit Vijon intensivisht puna për parandalimin dhe goditjen e rasteve të abuzimit online ndaj fëmijëve. Finalizohet operacioni i koduar “Gjurmët Digjitale”. Identifikohet, kapet dhe ndalohet një shtetas, për pornografi me të mitur. Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Gjurmët Digjitale”, si pjesë e punës...