Vizitë historike! Ahmed al-Sharaa, presidenti i parë sirian që flet në OKB që nga viti 1967

Vizitë historike! Ahmed al-Sharaa, presidenti i parë sirian që flet në OKB që nga viti 1967

Ahmed al-Sharaa SHBA- Presidenti i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, ka mbërritur në New York për sesionin e 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), duke u bërë kreu i parë i shtetit sirian që merr pjesë në takimin vjetor në pothuajse gjashtë dekada. OKB hap sesionin e saj të 80-të të martën, ndërsa raportohet se Sharaa do të mbajë fjalimin e tij të parë në Asamblenë e Përgjithshme.  Udhëheqësi i fundit sirian që mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së ishte Presidenti Nureddin al-Atassi, i cili sundoi përpara se familja al-Assad të vinte në pushtet në vitin 1971 dhe e mbajti sundimin e saj derisa al-Sharaa rrëzoi qeverinë e Bashar al-Assad në dhjetor. Al-Sharaa mbërriti në New York të dielën, duke udhëhequr një delegacion të madh zyrtarësh...