Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Eksportet shqiptare rimëkëmben/ INSTAT: Në janar-gusht u tregtuan 264 mld lekë mallra
Eksportet e mallrave “Made in Albania” kanë pasur një performancë pozitive gjatë këtij viti. Sipas të dhënave të INSTAT në përudhën janar-gusht eksportet e mallrave arritën vlerën 264 mld lekë, duke u rritur me 3,5 %, krahasuar me një vit më parë. Ndikim kryesor në rritjen e eksporteve nga Shqipëria kanë dhënë nëngrupi “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 18,9 % si dhje , “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me 1,5% . Eksporti i naftës bruto që po nxirret nga nëntoka në Patos-Marinzë, ka dhënë kontributin kryesor në ndalimin e rënies së eksporteve. Negativisht kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” dhe “Produkte kimike dhe plastike”. Deficiti tregtar për tetëmujorin është ngushtuar me mbi 6%, duke reflektuar përmirësim të mëtejshëm. Megjithatë, mbetet i lartë në...