Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Konferenca e Kryetarëve miraton listat e anëtarëve të Komisioneve, vetëm PS bën propozime
Konferenca e Kryetarëve miraton listat e anëtarëve të komisioneve të përhershme, ndërsa ra në sy mungesa e propozimeve nga opozita. Vetëm Partia Socialiste dorëzoi propozimet e emrave për komisione, por edhe përfaqësuesit e opozitës në deklarata publike janë shprehur se nuk do lënë asnjë hapësirë bosh në parlament, që nënkupton se do i dorëzojnë në një moment të dytë listat. Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, u zhvillua sot mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, me fokus miratimin e listës së anëtarëve të komisioneve të përhershme të Kuvendit, si dhe të listës së anëtarëve zëvendësues. Sipas njoftimit zyrtar të Kuvendit, në mbledhje u bë e ditur se për të dyja pikat e rendit të ditës, propozimet janë depozituar vetëm nga Grupi Parlamentar i Partisë...