Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Këshilli Bashkia kundërshton kërkesën e kryetarit të tyre: Veliaj të na e dërgojë qëndrimin e tij me shkrim
Komisioni i Ligjeve në Bashkinë e Tiranës do të mblidhet paraditen e së martës në orën 10:00, ndërsa pritet që të futet në rend dite kërkesa për shkarkimin e kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj. Burime për mediat bëjnë me dije se pas mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, më pas në orën 16:00 do të mblidhet Këshilli Bashkiak, ku pritet të diskutohet kërkesa për shkarkimin e Valiajt. Ditë më parë, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i ka bërë një kërkesë Këshillit Bashkiak që mblidhet nesër që të jetë i pranishëm në këtë mbledhje. Veliaj ka kërkuar që para se të merret vendimi për shkarkimin e tij, të dëgjohet në mbledhje, por ende nuk dihet nëse do të lejohet. Ndërkohë, Këshilli Bashkiak i është përgjigjur kërkesës...