Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Marrëdhënie seksuale me të miturën, dënohet me 25 vjet burg 67-vjeçari në Fier
Një 67-vjeçar u dënua më 25 vjet burg këtë të hënë nga Gjykata e Fierit, për përdhunimin e një vajze të mitur. Në një njoftim për mediat, prokuroria e këtij qyteti tha se “Xh.V., duke përfituar nga gjendja ekonomike e familjes së të miturës dhe nga njohjet që ato kishin, e ka ftuar në banesë të miturën dhe mandej ka përfituar nga gjendja e saj vulnerabël duke kryer marrëdhënie seksuale me të”. “Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.26, datë 13.01.2023, për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Mbajtja pa leje, prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar në nenet 100, 114 dhe 278/2 të Kodit Penal, rezultoi e provuar se, shtetasi Xh. V, duke përfituar nga...