Çlirimi i hapësirave publike, Rama ndan të tjera pamje: Ecim, që nga Shkodra gjer në Vlorë!

Çlirimi i hapësirave publike, Rama ndan të tjera pamje: Ecim, që nga Shkodra gjer në Vlorë!

Kryeministri Edi Rama thotë se qeveria vijon me vendosmëri nismat për çlirimin e hapësirave publike në të gjithë territorin e vendit. “Ecim, që nga Shkodra gjer në Vlorë, e kudo tjetër ku duhen çliruar hapësirat publike”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale teksa publikon pamje nga aksionet nëpër qytetet e vendit. Ky reagim vjen në vazhdën e aksioneve të intensifikuara të autoriteteve vendore dhe qendrore për lirimin e trotuareve, parqeve dhe hapësirave të zëna ilegalisht në disa qytete të mëdha, përfshirë Shkodrën, Tiranën, Durrësin dhe së fundmi edhe Vlorën. Prej javësh, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), në bashkëpunim me bashkitë respektive, ka nisur një fushatë kombëtare për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike të zëna nga biznese,...