Ndahet nga jeta aktori i njohur, Enver Petrovci

Ndahet nga jeta aktori i njohur, Enver Petrovci

U nda nga jeta aktori dhe regjisori i njohur shqiptar, Enver Petrovci, një nga figurat më të rëndësishme të skenës dhe ekranit shqiptar. Petrovci lindi më 28 shkurt 1954 në Prishtinë. Hapat e parë në aktrim i mori në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë, ndërsa studimet universitare për art dramatik i përfundoi në Fakultetin e Arteve Dramatike në Beograd. Karriera e tij përfshin dhjetëra role në teatër, film dhe televizion, ku spikat interpretimi i fuqishëm dhe aftësia për të mishëruar karaktere të ndryshme. Përveç aktrimit, Petrovci ka lënë gjurmë edhe si regjisor dhe dramaturg, duke sjellë vepra të rëndësishme në skenë. Ai është gjithashtu autor i disa librave dhe dramave që kanë pasuruar letërsinë shqipe. Pas viteve ’90-të, Petrovci e zhvendosi karrierën në trojet...