Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Trafiku i armëve nga Shqipëria në Angli, arrestohet 20-vjeçari
Policia ka arrestuar 20-vjeçarin Roseljo Arifi në shëpinë e tij në Shkodër, I riu dyshohet si pjesëtar i një grupi kriminal që trafikonin armë nga Shqipëria në drejtim të Anglisë nëpërmjet linjave direkte të autobusave. Arifi së bashku me dy të tjerë, Jurgen Susa dhe Segest Meti, të arrestuar ditën e djeshme, u zbuluan teksa drejt Anglisë kishin nisur një televizor, brenda të cilit kishin fshehur një armë zjarri të çmontuar së bashku me silenciator. Burime për gazetarin e Report TV Sokol Dema bënë me dije se Komisariati nr. 3 në Tiranë u njoftua një kompani transporti Shqipëri-Angli, e cila dërgon pako dhe porosi nga shqiptarët te familjarët e tyre, se në Shkodër morën një porosi të dyshimtë, një televizor. Pasi blutë kryen kontrollin, u zbulua se brenda saj...