Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Berisha: PD ka disa kandidatë të shkëlqyer për Tiranën! Kreu i Partisë Demokratike sulmon Manastirliun: Korbë e zezë
“PD ka jo një, por disa kandidatë të shkëlqyer”. Kështu tha kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për mediet teksa u pyet për kandidatin që do të garojë përballë Ogerta Manastirliut në zgjedhjet e pjesshme për bashkinë e Tiranës. Teksa nuk dha emra konkretë, Berisha sulmoi Manastirliun, të cilën e quajti “kandidate të zeze”. Berisha: Tani ajo pyetja. PD ka jo një, por disa kandidatë të shkëlqyer, të pakrahasueshëm me Korbën e Korrupsionit, e cila përbën kandidaten më të zezë në tërë historinë e qytetit të Tiranës. Po unë besoj se kandidatët nuk mund të jenë gjë tjetër veçse emra. Ka emra… nuk jam unë i autorizuar të nxjerr emra këtu, por të siguroj që PD ka kandidatë të pakrahasueshëm me Korbën...