Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Katër banesa të vjedhura në Himarë, arrestohen disa persona/ Nis hetimi për një 18-vjeçare të përfshirë
Tre persona janë vënë në pranga pasi akuzohen për vjedhjen e katër banesave në Himarë. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Break in”, janë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit, të cilët dyshohet se kanë vjedhur shuma të konsiderueshme parash dhe sende me vlerë, në këto banesa gjatë 2 muajve të fundit. Në banesën e njërit prej të arrestuarve u gjetën 1 armë zjarri kallashnikov, 3 silenciatorë, municion luftarak dhe sende që dyshohet se janë përdorur për kryerjen e vjedhjeve. Gjithashtu po procedohet penalisht një 18-vjeçare, për moskallëzim krimi. Si rezultat i këtij operacioni, u identifikuan dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit: -E. G., 31 vjeç, banues në Sarandë;-D. R., 39 vjeç, banues në Sarandë;-K. H., 37 vjeç, banues në Finiq. Nga hetimet dyshohet se...