Mbretëria e Bashkuar nuk ndalet me planin e masave ndaj emigrantëve, ashpërsohen kushtet për të drejtën e qëndrimit

Mbretëria e Bashkuar nuk ndalet me planin e masave ndaj emigrantëve, ashpërsohen kushtet për të drejtën e qëndrimit

Partia Reform UK ka njoftuar një paketë masash të ashpra për migracionin, përfshirë shfuqizimin e të drejtës së migrantëve për të fituar Leje të Pacaktuar Qëndrimi (ILR) pas pesë vitesh në Mbretërinë e Bashkuar. Nëse vjen në pushtet, partia do të zëvendësojë këtë leje me viza afatshkurtra dhe do të ndalojë përfitimet sociale për të gjithë, përveç qytetarëve britanikë. Sipas Reformës, migrantët do të duhet të riaplikojnë çdo pesë vjet për vizë, me kritere më të rrepta për të ardhura dhe gjuhën angleze. Masa do të prekin qindra mijëra migrantë aktualë që ndodhen në MB, do të ndalohet aksesimi i përfitimeve sociale për jo-qytetarët britanikë. Nga ana tjetër shtetasit e BE-së të mbrojtur nga Marrëveshja e Tërheqjes nuk do të preken, teksa plani përfshin gjithashtu...