Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Prezantimi i kandidatit të PL në Durrës, Ilir Meta ‘merr pjesë’ në takim, mesazh qytetarëve për 11 majin
Ndërsa bëhej prezantimi i kandidatit të Partisë së Lirisë në Durrës, pjesë e koalicionit ‘Aleanca për Shqipërinë Madhështore’, kreu i PL është gjendur ‘mes tyre’ përmes një mesazhi zanor nga burgu. Meta i ka bërë thirrje votuesve të Durrësit që të votojnë kandidatin e tij Adriatik Hoxha e tij në 11 maj. Meta tha se ky qytet është më i vjedhuri nga qeveria dhe se tani është koha që të rrëzojnë nga pushteti Edi Ramën. Mesazhi i plotë: Kënaqësi e veçantë t’ju përshëndes të gjithëve ju, qëndrestarëve të Partisë së Lirisë, anëtarëve, simpatizantëve tanë të qytetit dhe të Bashkisë së Durrësit. Është kënaqësi edhe për mua që sot të shpreh përkrahjen time më të fortë për kandidatin tonë të shkëlqyer, për kampionin e vlerave të...