Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ish-diplomati britanik para gjykatës: Nuk mendoj se Hashim Thaçi ishte kryekomandant i UÇK!
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë është duke dëshmuar ish-diplomati britanik, John Stewart Duncan, i thirrur nga mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i akuzuar për krime lufte. Në fund të viteve ’90, Duncan ishte këshilltar politik i ish-komandantit suprem të Forcave Aleate të NATO-s, Wesley Clark, i cili udhëhoqi fushatën ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe, më 1999. Në fillim të dëshmisë, mbrojtja e pyeti nëse ka mbuluar edhe punën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë veprimtarisë së tij – në çka ai u përgjigj me ‘po’. Ai tha se UÇK-ja – udhëheqës politik i së cilës ishte Thaçi – kishte përbërje heterogjene, “me njerëz me përvoja dhe motive të ndryshme”. “Ne e quanim atë ‘ushtria e atyre që nuk...