Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kompania celulare kaloi në kolaps! Qytetarët s’bënin dot telefonata emergjente, shkaktohen 3 vdekje
Zyrtarët australianë kanë premtuar që kompania gjigante e telekomunikacionit Optus do të përballet me pasoja të konsiderueshme, pas një ndërprerjeje të rrjetit, që ka shkaktuar disa vdekje. Incidenti javën e kaluar la qindra njerëz në më shumë se gjysmën e vendit pa mundësi për të thirrur shërbimet emergjente për 13 orë. Optus – një nga dy ofruesit më të mëdhenj të shërbimeve telefonike në vend – ka thënë se të paktën tre persona kanë vdekur si pasojë e avarisë dhe drejtori i përgjithshëm i saj u ka kërkuar falje familjeve të viktimave dhe publikut për këtë dështim, të cilësuar si “krejtësisht i papranueshëm”. Kompania është nën kritika për trajtimin e vonuar të problemit – që është rasti i dytë i tillë në dy vite – dhe...