Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori, Enver Petrovci

Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori, Enver Petrovci

Aktori dhe regjisori i mirënjohur shqiptar, Enver Petrovci është ndarë nga jeta, në moshën 71-vjeçare. I lindur më 28 shkurt 1954 në Prishtinë, Petrovci ishte një ndër figurat më të shquara të artit skenik në hapësirat shqiptare. Fillimisht kreu studimet në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë në degën e aktrimit, për të vazhduar më tej në Fakultetin e Arteve Dramatike në Universitetin e Beogradit. Gjatë një karriere të gjatë e të suksesshme, ai la gjurmë të pashlyeshme si në rolet klasike, ashtu edhe në interpretimet moderne, duke fituar vlerësimin e publikut, kritikëve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Enver Petrovci ishte gjithashtu një prej themeluesve të Teatrit “Dodona” dhe Shkollës së Aktrimit në Prishtinë, duke dhënë kontribut të çmuar në formimin e brezave të rinj të...