Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Urimi i BE për Ramën/ Berisha: Asnjë prej rezolutave të partive të djathta që dënojnë farsën elektorale të 11 majit nuk bie
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se rezolutat e miratuara nga forcat politike më të mëdha të qendrës së djathtë dhe të djathtës në Europë, të cilat dënojnë farsën elektorale të 11 majit, mbeten plotësisht në fuqi. Në një dalje për mediat, ai theksoi se ambasadori i BE-së në Tiranë nuk përfaqëson partitë politike europiane, por institucionet e Unionit, ndaj çdo interpretim ndryshe është i pavend. Berisha garantoi se PD nuk do ta pranojë kurrë farsën elektorale të kryeministrit Edi Rama, të cilën e quajti të dënuar qartë nga rezolutat ndërkombëtare. Pjesë nga deklarata: Rezolutat nuk bien asnjëra. Ambasadori i BE-së nuk përfaqëson në detyrën e tij, organizatat e partive politike. Ai përfaqëson BE-në. Pra këtu nuk ka asnjë lloj ngjarje të paqartë. Rezolutat...