Pas dy dëshmive ndërkombëtare/ Dëgjohet sot në Hagë dëshmitari i tretë i mbrojtjes së Thaçit

Pas dy dëshmive ndërkombëtare/ Dëgjohet sot në Hagë dëshmitari i tretë i mbrojtjes së Thaçit

Sot do të vazhdojë procesi gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë me dëshminë e radhës nga ana e mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi. Kësaj radhe do të dëshmojë një shtetas britanik, i treti në listën e dëshmitarëve të propozuar nga ekipi mbrojtës. Kjo dëshmi vjen pas paraqitjes së James Rubin dhe Paul Williams javën e kaluar, të cilët dhanë deklaratat e tyre në mbështetje të qëndrimeve të mbrojtjes. Rubin, ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit dha një pasqyrë të rolit ndërkombëtar gjatë luftës në Kosovë, duke theksuar se Thaçi në nuk kishte pasur autoritet për të vendosur për veprime brenda UÇK-së, dhe se akuzat ndaj tij dhe të tjerëve janë të pabaza. Ndërsa Paul Williams i cili shërbeu si këshilltar ligjor për delegacionin kosovar...