Abuzimi me 16-vjeçaren në Këlcyrë, lihen në burg njerku dhe 2 personat që përdorën videot për shantazh

Abuzimi me 16-vjeçaren në Këlcyrë, lihen në burg njerku dhe 2 personat që përdorën videot për shantazh

Foto ilustruese GJIROKASTËR- Gjykata e Gjirokastrës ka lënë në burg Isi Pashon, Kristian Priftin dhe Pajtim Bagën, pasi dyshohet se janë përfshirë në abuzimin seksual të së miturës S.K, ndërsa video të saj intime janë përdorur për të shantazhuar punonjësin e policisë Artur Ago. E mitura, që dyshohet se është abuzuar seksualisht nga njerku i saj, punonjës policie, ka pasur një lidhje me shtetasin Kristian Prifti. Ky i fundit, ka përdorur një video intime të 16-vjeçares, me punonjësin e policisë Ago, për ta shantazhuar këtë të fundit, duke i kërkuar një shumë prej 10 mijë eurosh. Ago deri tani nuk është mundur që të arrestohet nga ana e policisë, ndërsa u shpall në kërkim pas ngjarjes. Zbulimi i abuzimit Një rast tronditës u raportua pak ditë...