Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
“Abissnet Superiore”/ Ky është formacioni & trajneri më i spikatur i javës së 4-t
Pas përfundimit të javës së 4-t të kampionatit “Abissnet Superiore”, trajnerët e ekipeve kombëtare kanë bërë përzgjedhjen e 11-shes më të spikatur të kësaj jave sipas formacionit 3-4-3 si edhe trajnerit më të mirë. Spikati në portë këtë javë gardiani i AF Elbasanit, Martin Janacek. Treshja e mbrojtjes përbëhet nga Arbenit Xhemajli i Egnatias, Dajan Shehi i Vorës dhe Aurel Marku i Bylisit. Në mesfushë spikatën Kristi Qose i Elbasanit, Mccarthy Ofori i skuadrës së Bylisit, Esat Mala i Vllaznisë dhe Irgi Kasalla i Vorës. Sakaq, vija e sulmit përbëhet nga dy sulmues të Egnatias, Alessandro Albanese dhe Nikola Buric. Treshen e sulmit e plotëson Fatjon Bunjaku i Elbasanit. Trajneri i javës është përzgjedhur tekniku i Elbasanit, Ivan Gvozdenovi?.