Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Veshjet tradicionale shqiptare parakalojnë për herë të parë në “Oktoberfest” (Foto)
Një moment historik për kulturën shqiptare u shënua dje në zemër të Gjermanisë, në festivalin më të madh popullor në botë “Oktoberfest”, që zhvillohet çdo vit që prej vitit 1810 në qytetin e Mynihut. Për herë të parë në historinë e këtij eventi prestigjioz, veshjet tradicionale shqiptare u prezantuan në mënyrë madhështore në paradën e famshme të “Trachten – und Schützenzug”, ku marrin pjesë rreth 9 mijë pjesëmarrës nga e gjithë Evropa, të veshur me kostume historike e kulturore. Kjo arritje e veçantë u realizua falë përkushtimit dhe punës së palodhur të Shoqatës Kulturore “Iliria München”, e cila prej 25 vitesh mbështet dhe promovon kulturën shqiptare në Bavari. Me mbështetjen e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, një grup prej...