Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
FOTOLAJM/ Farsa e këshillit bashkiak të Vlorës, Halili ishte zgjedhur para votimit
Ajo çfarë ndodhi sot në këshillin bashkiak të Vlorës ishte vetëm një farsë. Nënkryetari Elis Halili ishte paracaktuar se do të zgjidhej kryetari për të zëvendësuar kreun e dorëhequr të bashkisë Ermal Dredha. Udhëzimi i ndarë me anëtarët socialistë nga Blendi Çuçi njeri i Ramës në qarkun e Vlorës ishte i qartë. Po sipas këtij udhëzimi ishin bërë gati dhe letrat prezantuese, siç e tregon dhe kjo foto. Sekretari kishte përgatitur tashmë letrat e prezantimit. Ndërkohë po me porosi të Ramës është urdhëruar që votimi të ishte i hapur. Këshilltarët bashkiakë të PD-së kundërshtuan dhe denoncuan farsën e asaj mbledhjeje e cila ishte vetëm për formalitet pasi gjithçka ishte paracaktuar më parë.Lexo dhe: Vlorë/ Votim i hapur për zëvendësin e Dredhës, opozita kundër! Forca e kartonave miraton njeriun qe kishte caktuar...